
Me 10 mars 2024, Myftiu i Shkupit vizitoi xhaminë e Mustafa Pashës ku bashkë me hatibin dhe imamin e xhamisë h. Abdusamed Zekiri gjegjësisht h. Furkan Jahja, nga afër shikuan tendën e iftareve që është përgatitur nga Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes në koordinim mes Myftinisë së Shkupit dhe Myftinisë së Stambollit.
Përndryshe në këtë xhami për çdo ditë do të shtrohen nga 100 iftare.

