
Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit
Sot më datë 18.03.2024 (e hënë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “Nerez i Mesëmi”, të udhëhequra nga prof. Selvije d. Shakiri.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Medina Jusufi e cila përshëndeti të pranishmit.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Amra Rushiti me temë “Largimi dhe pasoja e gjynajeve” dhe Sevdije Shkreta me temën “Frikërespekti ndaj Allahut xh.sh”.
Fjalë rasti pati pro. Selvije D. Shakiri. Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve. Në fund duan e bëri profesoresha në fjalë.
Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë e f. Krushopek, nën udhëheqje të prof. Hirijete Gajni Kadri.
Me fjalë mirëseardhëse ju drejtua mualimja e xhamisë Xhemile Jakupi.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Anesa Isaku me temë “Agjërimi” dhe nxënësja Azra Hirda me temë “Regullimi i zemrave” Fjalën e rastit e pati prof. Hirijete Gajni Kadri. Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja u bë nga ana e mualimes Xhemile Jakupi.

