Tuesday, November 17

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË FETAH EFENDI – BUTEL DHE NË XHAMINË “HAXHI HAJREDIN” – SERAVË

Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Sot, me datë 4 prill (e Enjte), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “Fetah Efendi” – Butel, të udhëhequra nga prof. Nurtene Shehi Sakipi dhe të mirëpritura nga mualimja e xhamisë prof. Naxhije Bakija.

Programi filloi me moderimin e nxënëses Fatime Ismaili.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën nxënësja Zehra Kadriu.

Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.

Ndërsa, duaja dhe fjala kryesore i takoi prof. Nurtene Shehi Sakipi.

Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Haxhi Hajredin” nën udhëheqje të prof. Munevere Dauti dhe të mirëpritura nga mualimja Ajla Sherifi.

Programi filloi me moderimin e nxënëses Alltuna Sulimani.

Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Hasibe Sadiki dhe Hirgil Hirda.

Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.

Fjalën kryesore i takoi prof. Munevere Dauti, ndërsa duan e bëri mualimja e xhamisë Ajla Sherifi.