Tuesday, November 17

LIGJËRATA DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE NË XHAMINË IKRE SARAJ DHE NË XHAMINË E FSHATIT GLLUMOVE

Me 30 mars 2024, Myftinia e BFI – Shkup në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu paralelja e vajzave – Shkup, të udhëhequra nga prof. hfz. Munever Lutfiu Murtezi dhe prof. hfz. Selvije Dardhishta Shakiri qëndruan në xhaminë Ikre në Saraj dhe në xhaminë e fshatit Gllumove.

Mualimja e xhamisë Ikre – Saraj, Xheuher Ramani përshëndeti të pranishmet dhe i faleminderoi për vizitën e tyre dhe për krijimin e një ambienti të mrekullueshëm në këtë ditë Ramazani.

Grupi i parë i nxënëseve u paraqiten me program pas namazit të drekës në xhaminë Ikre -Saraj, ndërsa grupi i dytë u paraqiten me program në xhaminë e f. Gllumovë që u mirëpriten nga mualimja e xhamisë Medina Jusufi.

Programet e udhëhequra nga nxënëset Sara Demiri dhe Erva Memed, filluan me lexim të Kur’anit nga Isra Memedi dhe Sevdie Shkreta.

Me ligjeratë u paraqitën nxënëset Hasna Ismaili, Batije Xhelili, Medina Jusufi dhe Edina Ferati ndërsa me Ilahi dhe recitime para shum besimtareve performoi korri i Medresesë.

Programi përfundoi me dua nga Profesoreshat; hfz. Munever Lutfiu Murtezi dhe hfz. Selvije Dardhishta Shakiri.