
Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sot më datë 21.03.2024 (e enjte), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë “Uhud” Dizhon, të udhëhequra nga prof. Naxhije Bakija dhe të mirëpritura nga mualimja prof. Munevere Murtezi.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Jusra Iseni.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Zehra Sherifi me temë “Mbështetja në Allahun xh.sh”.
Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.
Ndërsa, fjala kryesora i takoi prof. Naxhije Bakija që ligjeroi mbi temën “Drejtësia e Allahut xh.sh”
Në fund duan e bëri profesoresha në fjalë.
Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Haxhi Azem” – Shuto Orizare, nën udhëheqje të prof. Nehal Ibrahimi dhe të mirëpritura nga mualimja Arife Iseni.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Jasemin Ibrahimi.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Ermira Ibrahimi me temë “Namazi” dhe nxënëses Amra Jashari me temë “Mbështetja në Allahun xh.sh”.
Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve, duaja u bë nga prof. Nehal Ibrahimi.


