
Me datë 5 prill 2024, në xhaminë e Musatafa Pashës, Myftinia e Shkupit organizoi manifestimin qendror kushtuar Natës së Kadrit.
Në prezencë të Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai me bashkëpuntorët e tij, drejtorit të Medresesë Isa Beu dr. Islam ef. Islami, hoxhallarëve, hafizlerëve dhe shumë xhematlinjëve që kishin stërmbushur xhaminë brenda dhe oborin saj, besimtarët të përkushtuar në adhurim për hir të natës së Kadrit.
Në fillim para namazit të teravisë, me zërat e tyre të bukur freskuan xhematin e pranishëm nxënësit e Institutit të hifzit për djem “Hafiz Ismail efendiu”. Programi vazhdoi me këshilla pas çdo katër rekateve të namazit të teravisë që e udhëhiqej nga hfz. Fatih ef. Derdiyok. Këshillat i filloi hatibi h. Abdusamed ef. Zekiri për të vazhduar në gjuhën turke imami hfz. Fatih ef. Derdiyok.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili në këshillën e tij tregoi për vlerën e Natës së Kadrit, përkushtimin që kishte Muhamedi a.s. dhe si duhet ajo të reflektojë në përditshmërin tonë.
Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët me lutje te Allahu i Madhërishëm që agjërimi dhe lutjet të jenë të pranuara, ndërsa pas namazit bëri duan e kësaj nate të madhe.




