Tuesday, November 17

MBLEDHJA E NJËMBËDHJETË ME ANËTARËT E MYFTINISË

Me 30 prill 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e rregullt, të njëmbëdhjetën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili.

Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga Emran ef. Hoxha dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës.

Pas miratimit u lexua procesverbali i mbledhjes paraprake i cili njëzëri u miratua. Pas diskutimit rreth pikave të rendit të ditës Anëtarët e Myftinisë u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë:

✅ Raporti i aktiviteteve të Ramazanit 2024

✅ Evidentimi dhe arkivimi i raportit për mosrespektimin e vendimeve të Myftinisë së Shkupit

✅ Raporti i detajuar finaciar i projektit të Ramazanit në vlerë prej 52.941 €, që i njejti u mbulua nga afaristët dhe përkrahësit e Myftinisë së Shkupit

✅ Raporti i detajuar i fitrave dhe zekatit që për sivjet ka rritje totale prej 12.2%; fitra 9.4% dhe zeqat 22.4%. Tabela e plotë do të publikohet në postim të veçantë.

✅ U paraqit plani dhe u miratua stafi udhëheqës për Haxhin 2024

✅ Rekomandime për analizë që në mbledhjen e radhës të diskutohen dhe publikohen të gjitha institucionet, qiraxhinjtë dhe xhamitë që injorojnë pagesat e faturave të shërbimeve ndaj institucioneve përkratëse.