Tuesday, November 17

Myftinia e BFI – Shkup realizoi mbledhjen e pestë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit

Myftinia e BFI – Shkup, sot, me datë 14 tetor 2026, realizoi mbledhjen e rregullt, të pestën me radhë me anëtarët e Myftinisë së Shkupit që e kryesoi Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili, ku në emër të Reisul Ulemasë prezentoi shefi i kabinetit dr. Abdulkerim ef. Iseini.

Mbledhja u hap me një ashere të kënduar nga h. Nimet ef. Aliu dhe më pas Myftiu paraqiti pikat e rendit të ditës.

Pas raportimit të hollësishëm dhe diskutimit, anëtarët u informuan, aprovuan dhe miratuan si më poshtë:

​Gjatë kësaj periudhe nga komisioni i Myftinisë, titullin hafiz morën:

Lina Kalisi nga Shkupi, muhafize hfz. Nehal Ibrahimi

Musa Zeqiri nga Shkupi, muhafiz hfz. Xhemail ef. Nuhiju

Sukejna Ibrahimi nga Shkupi, muhafize hfz. Nehal Ibrahimi

Hava Azemi nga Shkupi, muhafiz h. Miftar ef. Islami

Gerta Ramadani nga Shkupi, muhafiz h. Miftar ef. Islami

Sali Ebipi nga Koliçani i Epërm, muhafiz hfz. Ferat ef. Plakaj

​Me autorizim u pajis:

Elmedin Bale – imam në xhaminë “Nexhat Shahini” – Vizbeg

​Me dekret u pajis:

Ramadan Vejseli – hatib në xhaminë “Sulltan Ahmet” – Katllanovë

​Dekreti iu shfuqizua:

Jusuf Beqiri – imam në xhaminë “Nexhat Shahini”

U realizua hapja solemne e xhamisë së fshatit Alldincë

Emisioni Myftinia Podcast, mr. Basri Kurtish dhe prof. dr. Besnik Telai

10 emisione “Këshilla e Xhumasë” në Radio Vati

5 emisionie “Mesazhe xhumaje nga Shkupi”

U përgatit sistemi i ri elektronik për evidencën e anëtarësisë

Nga ana e Myftinisë, nxënësve të mektebeve iu shpërndanë 237 mus’hafa

U realizuan 10 ceremoni të hatmeve

U certifikuan 156 nxënës të shkallës së parë dhe 35 nxënës të shkallës së dytë, ndërsa 1 nxënës për mësimin përmendësh të xhuzit 30

U realizuan programe të shkollave verore në Batincë (130 nxënës) dhe mektebit të xhamisë “Dudije” – Rashçe (140 nxënës)

U miratua raporti i Shkollës verore “Për një të ardhme të ndritur” (201 nxënës)

U miratua raporti “Netët Kulturore Islame”, ku garuan 33 mektebe të Myftinisë

U realizua ekskursion në Strugë dhe Ohër me 90 nxënësit garues në netët kulturore islame, duke u bashkëngjitur nxënësit e institutit të hifzit “Hafiz Ismail Efendiu” dhe nxënëset e institutit të hifzit “Bezisten”

U miratua raporti “Java e Lindjes së Muhamedit a.s.” që u manifestua me pesë programe në xhami dhe rajone të ndryshme

U miratua raporti i seminarit “Përgjegjësi në mision, urtësi në komunikim” që u realizua në Edirne – Turkiye, me 90 nëpunës fetarë

U miratua raporti i seminarit “Mektebi, Nëna e edukimit” që u realizua me 30 mualimet e Myftinisë së Shkupit në Bursa të Turkiyes

U hap konkursi për trajnim për marrjen e Ixhazetit me Sened

U hap konkursi për kursin e Gjuhës Arabe

Vazhdojnë vizitat e referentëve të Myftinisë në xhamitë e Shkupit me rrethinë

Doli numri i 15-të i revistës Hënëza

U ribotua për së treti herë me rradhë Ilmihali në gjuhën shqipe (10.000 kopje)

U ribotua libri “Xhamia simbol i Shkupit”, me shtojcë në gjuhën angleze (1000 kopje)

U grumbulluan mjete financiare për ndërtimin e xhamisë në Radovish, (6987 euro) shih foton e listës shtesë të papublikuar më herët

U grumbulluan mjete financiare për realizimin e operacionit të Nevzat Krosit (4060 euro) shih foton

U grumbulluan mjete financiare për xhamitë e rrezikuara (10.830 euro) shih foton