
Me 20 mars 2024, Myftinia e BFI – Shkup shtroi iftar të përbashkët me përkrahësit e jetës fetare.
Iftarit i parapriu një videopërmbledhje e disa aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit përgjatë vitit 2023.
Me fjalë përshëndetëse të pranishmëve në emër të Reisul Ulema të BFI -së h. hfz Shaqir ef. Fetai iu drejtua drejtori i Medresesë Isa Beu, dr. Islam ef. Islami, i cili falenderoi Myftininë e Shkupit për këtë iftar të mrekullueshëm dhe gjithë të pranishmit për përkrahjen e vazhdueshme të jetës fetare.
Myftiu i Shkpit dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij falenderoi të pranishmit që iu përgjigjën ftesës dhe për mbështetjen e fuqishme që po japin aktiviteteve të Myftinisë së Shkupit. Krejt në fund shprehi mirënjohje dhe respekt për gjithë të pranishmit duke iu lutur Allahut të Madhërishëm që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuan dhe ndihmuan në realizimin e aktiviteteve të Myftinisë.
Mbrëmja e këtij eventi përfundoi me duanë e ushqimit nga atashehu për çështje fetare pranë ambasadës së Turkiyes, z. Mustafa Bodur.
Me ç’rast në këtë natë për të gjithë përkrahësit e jetës fetare u bë shpërndarja e revistës për fëmijë “Hënëza”, botim i Myftinisë së Shkupit.

