Tuesday, November 17

MYFTIU BËRI HAPJEN SOLEMNE PAS RENOVIMIT TË XHAMISË “VORCË”

Me datë 26 korrik 2024, dr. Qenan ef. Ismaili nën shoqërimin e referentëve h. Fejsall ef. Kadriu dhe h. Ali ef. Ziberi, morën pjesë në hapjen solemne të xhamisë së fshatit “Vorcë” pas rinovimit të tërësishëm të xhamisë.

Hatibi i xhamisë h. Ismail ef. Ismaili u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve.

Kryetari i këshillit të xhamisë Orhan Osmani paraqiti ecurinë e punëve të rinovimit të xhamisë, si dhe falenderoi të gjithë ata që kontribuan.

Në shenjë respekti për këshillin e xhamisë Myftiu i dorëzoi mirënjohje për kontributin e dhënë.

Nga hytbeja e xhumasë, Myftiu përcolli mesazhin e xhumasë ku mes tjerash përmendi dashurinë për të ndihmuar aty ku paraqitet nevoja.

E lusim Allahun Fuqiplotë që të i shpërblejë gjithë ata që ndihmuan dhe kontribuan në renovimin dhe mirëmbajtjen e xhamisë.