
Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, sot, më 16 tetor 2026, i shoqëruar nga referentët e Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejmani dhe z. Jusuf Abdullai, qëndroi mes xhematit të xhamisë “Haxhi Sabri” në Batincë, me rastin e duasë së hatmes për 15 xhematlinjtë e mektebit të kësaj xhamie, të cilët ndoqën mësimet pranë mualimit h. Llokman ef. Abdullai, ndërsa Myftiu u ndau certifikata për përfundimin e leximit të Kuranit Famëlartë.
Nga mimberi i xhamisë, Myftiu Dr. Qenan ef. Ismaili përcolli mesazhin e xhumasë. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e mësimit të leximit të Kuranit dhe se mosha nuk përbën pengesë, por mjafton përpjekja dhe dashuria për fjalën e Allahut.
