Tuesday, November 17

MYFTIU MYSAFIR NË TVM2

Me 3 qershor, myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte mysafir në emisionin “Ritmi i ditës” nën udhëheqjen e gazetares Aida Ziberi në TVM2, ku temë diskutimi ishte “Haxhi 2024, pregaditjet dhe risitë”

Myftiu në fillim dha disa informacione bazë mbi planin operativ rreth organizimit të haxhit, udhëzimet për një haxh sa më të lehtë dhe profesional, duke filluar nga nisja e deri te mënyra praktike e kryerjes së haxhit.

Në fund, myftiu bëri lutje te Allahu që haxhinjtë të kthehen me haxhë të pranuar si dhe të gjithëve t’ua mundësoj shkuarjen në vendet e shenjta.