
Me 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, mirëpriti në takim z. Luan Selimi, kryetar i këshillit të mesxhidit “Maxhari” dhe djalin e tij z. Erxhan Selimi, zëvendësministër në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale. Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fillim i falenderoi për vizitën dhe njëkohësisht shfrytëzoi rastin t’i urojë suksese në detyrën e re.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte nevoja dhe përkrahja e Myftinisë së Shkupit kundrejtë xhamive ku frekuentojnë besimtarët e nacionalitetit rom.
E lusim Allahun e Madhërishëm që t’i shpërblejë për kontributin e deritanishëm në këtë drejtim dhe respektin e treguar me këtë vizitë!
