
Më 7 gusht 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, priti në zyrën e tij haxhi Qamuran Hirda, një personalitet që realizoi udhëtimin për në vendet e shenjta – Haxh me biçikletë. Pas arritjes në vendet e shenjta, haxhi Qamuran Hirda do t’i bashkangjitet karavanit të haxhinjve të BFI-së dhe do të jetë mysafir nderi në Meke dhe Medine.
Ata biseduan për përjetimet, sfidat, përvojën dhe kënaqësitë e tij gjatë këtij udhëtimi të veçantë.
E lusim Allahun e Madhërishëm që ta shpërblejë për këtë sakrificë, t’i japë shëndet dhe jetë të gjatë!
