
Me pikëllim e dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Sadrija Hasanovic.
Prof. Sadrija jetoi dhe veproi në qytetin e Shkupit, ku përgjatë tërë jetës ia kushtoi shërbimit ndaj institucionit të Bashkësisë Fetare Islame, madje një periudhë të gjatë duke qenë i angazhuar edhe si sekretar në Myftininë e Shkupit.
Nga thellësia e zemrës i shprehim familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta, pasi humbi njeriun e tyre të dashur, ndërsa Shkupi humbi një profesor të përkushtuar, që i shërbeu jetës fetare.
I lutem Allahut Fuqiplotë që, për kontributin e tij, ta shpërblejë me Xhenet!
Myfti i Shkupit
dr. Qenan ef. Ismaili
