Tuesday, November 17

Njoftim – Aksion për dhurimin e gjakut

Myftinia e BFI-së – Shkup organizon aksion humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me qëllim të ndihmës ndaj pacientëve në nevojë dhe plotësimit të rezervave të gjakut në institucionet shëndetësore.

Aksioni do të mbahet më 16 tetor 2026 (e premte), nga ora 10:00 deri në 15:00, në ambientet e Xhamisë së Mustafa Pashës në Shkup.

Myftinia e Shkupit fton të gjithë besimtarët dhe qytetarët që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti humanitar, duke dëshmuar solidaritetin dhe përkushtimin ndaj shpëtimit të jetëve njerëzore.

Para dhurimit të gjakut, pjesëmarrësit këshillohen të konsumojnë një ushqim të lehtë dhe të pinë mjaftueshëm ujë.

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!