Tuesday, November 17

Projekti “Iftaret e Myftinisë” pranë mbi 60 familjeve në Shkup

Më 25 shkurt 2026, Myftinia e BFI-së – Shkup, nëpërmjet projektit humanitar “Iftaret e Myftinisë”, vazhdon të jetë pranë besimtarëve në nevojë.

Në ditën e shtatë të muajit të Ramazanit, në sofrat e vëllezërve dhe motrave tona u dërguan edhe 230 iftare, për mbi 60 familje. Vlen të theksohet se iftaret dërgohen në adresat përkatëse të shtëpive të tyre.

Lusim Allahun e Madhërishëm që kontribuuesve t’ua shtojë pasurinë, ndërsa përfituesve t’ua pranojë agjërimin.