
Më 7 gusht 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e parë të dëgjimit të kandidates për hafize Mervenur Ramadan që hifzin e kreu tek muhafiz hfz. Abdulkerim Ebibi.
Përfaqësuesja e Myftinisë hfz. Kadrije Sulejman në fjalën e saj, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizet dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit zhvillohen në mektebin e xhamisë “Duqanxhik”, para anëtareve të komisionit të hifzit për vajza në përbërje:
Hfz. Munevere Murtezi;
Hfz. Selvije Shakiri;
Hfz. Nehal Ibrahimi;
Seancat do të zhvillohen ditëve në vijim në të njejtën xhami.
