KOKTEJ BAJRAMI ME HOXHALLARËT E SHKUPIT NËN MOTON “TË BËJMË BAJRAM SË BASHKU”
Kokteji i planifikuar nga Myftinia e Shkupit i cili tubon hoxhallarët që shërbejnë nëpër xhami përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit nën moton “Të bëjmë Bajram së bashku” që sot u realizua është edhe aktiviteti që rrumbullakëson projektin e Ramazanit. Pas një kontributi të madh që dhanë hoxhallarët përgjatë muajit të Ramazanit nëpër xhamitë e ndryshme, sot në një atmosferë freskuese, vëllazërore dhe shoqërore të tubuar të gjithë së bashku uruan Fitër Bajramin njëri tjetrit. U fillua me leximin e një ashere nga Ataullah ef. Kurtishi që më pas me një fjalë rasti të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Myftinisë së Shkupit Mr. Qenan ef. Ismaili i cili i falënderoi hoxhallarët që iu përgjigjën ftesës për të qenë së bashku në këtë ditë feste dhe në veçanti për kontributin e dhënë në xhematet ku jan...


