Tuesday, November 17

TAKIM ME UDHËHEQËSIT E HAXHINJËVE

Me 29 maj 2024, Reisul ulema i Bashkësisë Fetare Islame të RMV h. hfz. Shaqir ef. Fetai, realizoi mbledhje të përbashkët me të gjithë koordinatorët dhe stafin udhëheqës për haxhinjtë e R. Maqedonis së Veriut, i cili mes tjerash theksoi rëndësin e emanetit që udhëheqësit e kanë. Më pas bazhdoi duke thënë se këtë vit në krye me myftiun e Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i cili nga përvoja jam i bindur që do të angazhohet shpirtërisht për kryerjen e këtij obligimi me përkushtim. Poashtu uroj që haxhinjtë e vitit 2024 të jenë shëndosh e mirë dhe të kthehen me haxh të pranuar tek familjet e tyre.

Kryetari i haxhit për këtë vit myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili para të pranishmëve paraqiti vendimet për udhëheqësit, komisionet që do të jenë në shërbim të haxhinjëve dhe planin operativ për një organizim të mirfilltë e profesional.

Mes tjerash myftiu shprehu mirënjohje për besimin e treguar në udhëheqjen e haxhinjëve të këtij viti me shpresë që ta çoj në vend këtë amanet.