
Me 24 mars 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi tribunën e dytë fetare në xhaminë e Sulltan Muratit.
Me temën “Dashurojmë apo jo” xhematin e Shkupit e nderoi mysafiri nga Shqipëria dr. Ahmed ef. Kalaja.
Fillimisht moderatori h. Ali ef. Ziberi ftoi hatibin e xhamisë së Sulltan Muratit dr. Zekirja ef. Bajrami t’iu drejtohet të pranishmive. Ai mestjerash falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit.
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit.
Në ligjëratën e tij dr. Ahmed ef. Kalaja foli mbi dashurinë e Allahut për robërit e Tij dhe mbi dashurinë e robërve për Allahun e Madhëruar.
Në këtë ditë dr. Ahmed ef. Kalaja nën shoqërimin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili vizituan çarshinë e Shkupit gjegjësisht të bukurën e çarshisë Bezistenin.




