Tuesday, November 17

U realizua ceremonia e duasë së hatmes në xhaminë “Dudije” në Rashçe

Më datë 18 tetor 2026, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në xhaminë “Dudije” – Rashçe nga mualimja Rejhane Hoxha.

Mualimeja Rejhane Hoxha në emër të familjarëve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueses të Myftinisë së Shkupit.

Mualimeja Rejhan Hasani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për 9 gratë që ndoqën mësimet e Kuranit, ndërsa mualimes Rejhane Hoxha iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.

Duanë e hatmes e bëri mualimeja e xhamisë Rejhane Hoxha.

Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu të ju japë shëndet dhe tua plotësojë gjitha dëshirat e hajrit.