Tuesday, November 17

VAZHDOJNË PËRGATITJET PËR RAMAZAN

Myftinia e BFI Shkup përfundoi me xhirimet e Ramazanit 2024.

Në studion e TvMyftinia në bashkëpunim me Radio Vati realizohet video projekti “Në prag të iftarit” me nëpunësit fetar që trajtojnë tema nga jeta e Muhamedit alejhi selam nën përkujdesjen e h. Rijad ef. Kalisi.

Këto ligjërata do të transmetohen para iftarit gjatë muajit të Ramazanit në valët e Radio Vatit dhe në rrjetet sociale nëpërmjet platformës së Myftinis së Shkupit – TvMyftinia.