Tuesday, November 17

VIZITA E BFI-së NGA ZV.MINISTRI PËR ÇËSHTJE FETARE, THIRRJE DHE UDHËZIM NGA ARABIA SAUDITE

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte pjesë e delegacionit të BFI-së nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, për të mirëpritur mysafirët nga Arabia Saudite në krye me zv. ministri për çështjet Islame, thirrje dhe udhëzim pranë Mbretërisë së Arabisë Saudite, dr. Awad Al-Anezij. Ata po qëndrojnë në vizitë disaditore në Bashkësinë Fetare Islame.

Dje, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili si pjesë e delegacionit, ishin në vizitë në Kuvendin e RMV-së, ku u mirëpritën nga Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi i shoqëruar nga deputet të kuvendit.