Tuesday, November 17

MYFTIU MORI PJESË NË AKADEMINË SOLEMNE KUSHTUAR FITORES SË BEDRIT

Me datë 27 mars 2024, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili dhe myftinjë, ishin të nderuar të marrin pjesë në akademinë solemne kushtuar fitores së Bedrit të organizuar nga Rijaseti i BFI-së dhe Myftinisë së Tetovës, në hapësirat e fakultetit të arteve UT -së në Tetovë.

Në këtë solemnitet u mirëpriten nga u.d Myftiu i Tetovës, dr. Selver ef. Xhemaili i cili i përshëndeti dhe ju dëshiroi mirëseaedhje.

Panelistë në këtë akademi solemne kushtuar fitores së Bedrit ishin, prof dr. Muhamed Mustafa dhe mr. Femi ef. Ebibi në mënyrë të thellë iu qasën kësaj beteje të madhe duke e analizuar atë nga aspekte të ndryshme si dhe duke nxjerë mesazhe për të ardhmen.