
Me 27 mars 2024, në xhaminë e fshatit Gllumovë, para namazit të teravisë, Myftinia e BFI – Shkup shënoi Ditën e Bedrit. Në këtë solemnitet Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelin e Myftinisë e mirëpritën hatibi i xhamisë, këshilli i xhamisë dhe xhematlinj të shumtë.
Fillimisht hatibi i kësaj xhamie h. Nexhati ef. Ameti përshëndeti xhematin dhe falenderoi Myftiun që sonte përzgjodhi këtë xhami për të shënuar Ditën e Bedrit.
Në vazhdim të programit, Abdurahman Ismail këndoi një ashere dhe më pas u kënduan edhe disa ilahi nga nxënësit e institutit të hifzit për djem “Hafiz Ismail efendiu” nën kujdesin e përgjegjësit të këtij instituti hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
Në fjalën kryesore, Myftiu përcolli konceptin e Muhamedit a.s. në fitoren e Bedrit, ndërsa në namazin e teravisë priu hfz. Xhemail ef. Nuhiju.
#NëShërbimTëJetësFetare#ramazani2024#LuftaBedrit#MyftiniaShkup




