
Me datë 30 mars 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili ishte i ftuar special në iftarin e organizuar nga ana e mjekëve të vendit tonë.
Myftiu ishte pjesë e tryezës së iftarit të atyre që kujdesen për shëndetin e njerëzve, të angazhuar në spitalet e ndryshme të vendit. Myftiu shpreh mirënjohje dhe falenderim për ftesën dhe ambientin e ngrohtë që ofruan në këtë iftar.
