Tuesday, November 17

TRIBUNË FETARE NË XHAMINË HAXHI AZEM – SHUTO ORIZAR

31 mars 2024, Myftinia e BFI – Shkup realizoi tribunën e tretë fetare në xhaminë Haxhi Azem – Shuto Orizar.

Me temën “Kuptimi i Devotshmërisë” xhematin e Shkupit e nderoi mysafiri nga Kosova h. Fatmir ef. Latifaj.

Fillimisht moderatori h. Ali ef. Ziberi ftoi hatibin e xhamisë Haxhi Azem, h. Shpend ef. Zeneli t’iu drejtohet të pranishmive. Ai mestjerash falenderoi Myftiun dhe kolegët hoxhallarë për prezencën e tyre dhe vlerësoi personalitetin e ligjëruesit.

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në fjalën e tij, falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre dhe ligjëruesin që pa hezituar iu përgjigj ftesës të jetë në mesin e xhematit të Shkupit.

Fjalë rasti kishte z. Bajram Çerkinaj, kryetar i komunitetit të të pagjeturve në Kosovë.

Në ligjëratën e tij h. Fatmir ef. Latifaj foli mbi konceptin e devotshmërisë.

Në këtë ditë h. Fatmir ef. Larifaj nën shoqërimin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili vizituan çarshinë e Shkupit gjegjësisht të bukurën e çarshisë Bezistenin.

Pastaj vazhduan për në iftarin tradicional të xhamisë “Dudije” – Rashçe, ku u mirëpriten nga hatibi i xhamisë h. Emran ef. Hoxha dhe xhematlinj të kësaj ane.

#NëShërbimTëJetësFetare#Tribuna#ramazani2024