
Me 3 prill 2024, Myftinia e Shkupit në koordinim me xhaminë e Nerezit realizuan program fetarë për gjininë femërore me rastin e Natës së Kadrit.
Me fjalë përshëndetëse u prezantua mualimja e kësaj xhamie Semra Kurtish.
Në emër të Myftinisë, me fjalë përshëndetëse ju drejtua mualimja Arife Iseni.
Në ligjeratën e saj mualimja Ferdeze Lata përcolli mësimet dhe dobitë e Natës së Kadrit.
Programi u pasurua me kuran dhe ilahi nga Xheuhere Ramani dhe Hatixhe Amiti.
Ky program u përmbyll me dua nga mualimja Mubere J. Asani.
