Tuesday, November 17

NATA E 25-TË U SHËNUA NË XHAMINË HIXHRI – KONDOVË

Me 3 prill 2024, në xhaminë “Hixhri” – Kondovë, sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati kryesoi aktivitetin e radhës që Myftinia e realizoi në kërkim të Natës së Kadrit në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Me prezencë të një numri të madh të xhematlinjëve, këshillit të xhamisë, hatibit h. Muhamet ef. Alili dhe hoxhallar e hafizlerë të kësaj ane mysafirët dhe personeli i Myftinisë u mirëprit në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore.

Hatibi i kësaj xhamie në emër të këshillit dhe xhematit falenderoi Myftininë që përzgjodhi xhaminë “Hixhri” – Kondovë

të realizojë këtë aktivitet në netët tek të dhjetë netëve të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Përfaqësuesi i delegacionit të BFI-së h. Fadil ef. Ramadani, para namazit të teravisë me ligjëratë iu drejtua xhematit të pranishëm.

Në vazhdim me këshilla dhe mesazhe u paraqitën h. Abaz ef. Memed hatib në xhaminë “Ebu Bekër esSidik” – Shuto Orizare, h. Rasim ef. Ademi hatib në xhaminë “Karshiaka” – Batincë, h. Ali ef. Sadiku hatib në xhaminë “Rezistenca”- Haraçinë dhe h. Abdurrahim ef. Kaloshi hatib në xhaminë “Arasta” – Shkup.