
Myftinia e BFI -Shkup në bashkëpunim me SHMI Medreseja “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Shkup, aktivitetet e saj të radhës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Sot, me datë 3 prill (e Mëkurë), nxënëset e kësaj shkolle filluan me praktikën e Ramazanit në xhaminë e f. Grushinë, të udhëhequra nga prof. Hyrijete Gajni dhe të mirëpritura nga mualimja Melek Bislimi.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Azra Hirda.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëset Sara Qaili dhe Alma Jashari.
Programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.
Ndërsa, duaja dhe fjala kryesore i takoi prof. Hyrijete Gajni.
Poashtu aktivitet kushtuar gjinisë femërore u realizua edhe në xhaminë “Rezistenca” nën udhëheqje të prof. Munevere Dauti dhe të mirëpritura nga mualimja Hafsa Sulejmani.
Programi filloi me moderimin e nxënëses Zehra Kadriu.
Më pas programi vazhdoi me ligjëratën e nxënëses Hasibe Sadiki dhe Alltuna Sulejmanim
Në vazhdim programin e begatuan edhe korri i medresesë me këndimin e ilahive të bukura dhe recitaleve.
Fjala kryesore i takoi prof. Munevere Dauti, ndërsa duan e bëri mualimja e xhamisë Hafsa Sulejmani.
