
Më datë 3 prill 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mirëpriti përfaqësuesit e delegacionit të Rijasetit të BFI-së të kryesuar nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu me bashkëpunëtorët e tij, të cilat vizituan shumë xhami në katër rajonet e Myftinisë së Shkupit.
Nga delegacioni i Rijasetit të BFI – së u vizituan:
h. Fejzulla Sadiki – xhamia “Ikre”, Saraj;
mr. Femi ef. Ebibi – xhamia “Husein Shah”, Saraj;
mr. Fadil ef. Ramadani – xhamia “Hixhri”, Kondovë;
h. Fidush ef. Ibrahimi – xhamia “Me dy minare”, Vizbeg;
mr. Fati ef. Azizi – xhamia “Xhedid Isa Beg”, Seravë;
prof. dr. Naser ef. Ramadani – xhamia “Me dy minare”, Saraj;
h. Nesip ef. Demiri – xhamia Moranë;
prof. Avni ef. Neziri – xhamia “Haxhi Muhjidin”, Seravë;
prof. Ferdi ef. Iseni – xhamia “Haxhi Azem”, Shuto Orizare;
dr. Mumin ef. Omerov – xhamia “Murat Pasha”, Shkup;
prof. Afrim ef. Alija – xhamia “Qëndrore” Gërçec;
h. Zekirija ef. Metushi – xhamia e fsh. Shishovë, Saraj;
h. Muharem ef. Idrizallari – xhamia në Lisiçe;
h. Blendi ef. Imeri – xhamia “Qëndrore”, Hasanbeg.
prof. dr. Abdulxhemil ef. Nesimi – Xhamia e Re, Çair;
dr. Islam ef. Islami – xhamia Mustafa Pasha
All-llahu i shpërbleftë për vizitën mysafirët dhe respektin e treguar nga hoxhallarët nikoqir!







