
Me 4 prill 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë së Re në Çair nga mualimja Mubera J. Asani.
Mualimja u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve.
Xheuhere Ramani në fjalën e rastit në emër të Myftiut uroi nxënëset për përfundimin e hatmes dhe mësimin e çështjeve elementare të mësimbesimit islam, ndërsa Arife Iseni bëri shpërndarjen e certifikatave për nxënësit dhe mualimes Mubera J. Asani i dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.
Duan e hatmes e bëri mualimja e xhamisë Mubera J. Asani.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu ju dhashtë shëndet dhe ua plotësoftë gjitha dëshirat e hajrit.
