Tuesday, November 17

KUIZI ISLAM I DITURISË NË XHAMINË REZISTENCA – HARAÇINË

Me 5 prill 2024, Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati i shoqëruar nga referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. Sulejmani, morën pjesë në kuizin islam të diturisë me nxënësit e mektebit të xhamisë “Rezistenca” – Haraçinë, të organizuar nga mualimi i xhamisë h. Ali ef. Sadiku.

Sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati bëri shpërndarjen e mirënjohjeve për garuesit e kuizit islam të diturisë ndërsa nga hutbeja përcolli mesazhin e xhumasë.