
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në zyren e tij në “Bezisten” mirëpriti hfz. Numan Selamin imamin e xhamisë “Murat Pasha” dhe hfz. Mahmut ef. Sağır nga Republika Turkiye.
Përgjatë muajit të bekuar të Ramazanit, hafizlerët u kujdesën për faljen e namazit të teravisë me hatme, që njëherit është synim i Myftinisë, kultivimi i traditës së faljes së namazit të teravisë me hatme në Xhaminë “Murat Pasha” të Çarshisë së Shkupit.
Në një bisedë të këndshme Myftiu shprehu mirënjohje dhe iu dorëzoi nga një dhuratë në shenjë respekti për angazhimin e tyre. Në emrin e tij dhe në emër të Myftinisë së Shkupit, Myftiu falenderoi hafizlerët që me përkushtim e bartën këtë amanet.

