
Me 11 prill 2024, Myftinia e BFI – Shkup, organizoi pritjen tradicionale “Të bëjmë bajram sëbashku”.
Me këtë solemnitet, Myftinia kurorëzoi angazhimin e suskesshëm të hoxhallarëve, këshilleve të xhamive edhe veprimtarinë e saj gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, në shenjë falenderimi dhe mirënjohje për angazhimin e hoxhallarëve nëpër xhamitë ku kanë shërbyer gjatë muajit të Bekuar të Ramazanit.
Në patronazhin e Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili këtë sofër tradicionale e nderuan 350 pjesmarës; hatibë, imamë, studentë dhe këshille të xhamive të rajoneve të Shkupit.
Në fjalën e tij, Myftiu vlerësoi kontributin e nëpunësve fetarë gjatë muajit të Ramazanit, gjallërimin dhe ngritjen e ndjenjës fetare që sjell respekt dashuri dhe mirëmbajtje të jetës fetare.




