
Me 19 prill 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati dhe referenti hfz. Irfan ef. Sulejmani morën pjesë në eventin e organizuar nga Instituti i Trashigimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve me rastin e promovimit të pullës postare me foton e Burmali xhamisë, inciativ kjo e aprovuar nga Posta e Maqedonisë së Veriut.
Në fillim për iden dhe qëllimin e kësaj iniciative me fjalë përshëndetëse u paraqit drejtori i ITSHKSH-së prof. dr. Skender Asani, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili shprehu mirënjohje për këtë nismë dhe gadishmëri për hapa të përbashkëta në të ardhmen, drejtori i fillatelis pranë Postës së Maqedonisë së Veriut z. Gani Dardhishta dha të dhëna rreth kësaj pulle postale dhe në fund dr. Zeqirja Ibrahimi nga ITSHKSH-ja paraqiti të dhënat historike rreth Burmali xhamisë.
