
Me 23 prill 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit në hapësirat e Myftinisë zhvilloi provimin e hifzit për kandidaten Neal Ramani.
Anëtaret e komisionit vlerësuan se kandidatja kaloi provimin fillestar dhe mund të fillojë me seancat dëgjimore ditëve në vijim, ku radhazi do të dëgjohen 30 xhuz.
Seancat dëgjimore do të zhvillohen në prani të anëtareve të komisionit të hifzit dhe një përfaqësuese të Myftinisë së Shkupit.
Neal Ramani hifzin e kreu pranë muhafizes Nehal Ibrahimi.
