
Më datë 29 prill 2024, Komisioni i hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidates për hafize Rabije Avdiu.
Përfaqësuesja e Myftinisë gjatë seancave të hifzit hfz. Kadrije Sulejman, në emër të Myftiut përgëzoi muhafizin dhe hafizen për angazhimin e tyre në këtë rrugëtim të shenjtë, shprehu mirënjohje dhe vlerësoi lartë sakrificën e familjes së hafizes, ndërsa hafizes i uroi suksese dhe shëndet të plotë.
Seancat e dëgjimit u zhvilluan në mektebin e xhamisë së Re në Çair para anëtarëve të komisionit të hifzit me një prezencë të xhematlinjëve mysafirë.
Komisioni i hifzit në përbërje:
Hfz. Munevere Murtezi
Hfz. Selvije Shakiri
Hfz. Nehal Ibrahimi
Përndryshe, hafizja Rabije Avdiu hifzin e kreu tek muhafizi h. Ramadan ef. Hajredini.



