
Me datë 30 maj 2024, në xhaminë e fshatit Gllumovë u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.
Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Nehal Osmani.
Në fjalën e rastit Xheuhere Ramani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.
Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e hatmes së Kuranit Famëlartë.
Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!
