Tuesday, November 17

CEREMONI HATME NË XHAMINË “MIRAXH” – HARAÇINË

Me datë 2 qershor 2024, në xhaminë “Miraxh” – Haraçinë u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Rejhane Ramani.

Në fjalën e rastit Arife Iseni në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.

Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e hatmes së Kuranit Famëlartë.

Allahu e shpërbleft mualimen për angazhimin ndërsa nxënëseve t’ju jape shëndet dhe suksese në jetë!