Tuesday, November 17

CEREMONI HATME NË XHAMINË NEXHAT SHAHIN VIZBEG

Me datë 8 qershor 2024 në xhaminë “Nexhat Shahin” – Vizbeg u realizua ceremonia e duasë së hatmes të nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.

Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre që i mësuan tek mualimja Rejhane Hasani.

Në fjalën e rastit Mubera J. Asani në emër të Myftiut uroi nxënësit dhe mualimen për suksesin e arritur dhe më pas nxënësve iu ndau certifikata të hatmes së mbaruar, ndërsa mualimes një mirënjohje dhe një libër.

Kjo ceremoni u përmbyll me duanë e rastit që e bëri Mualimja Rejhane Hasani.