
Me 3 korrik 2024, grupi i parë i haxhinjve arriti në aeroportin e Shkupit, ku u mirëpritën nga Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili dhe operativa e Myftinisë. Ata u dëshiruan mirëseardhje në vendlindje me lutje që haxhi i tyre të jetë i pranuar.
Haxhinjtë shëndosh e mirë arritën tek familjet e tyre, të cilët përplot me emocione kishin dalur për t’i pritur.
Lusim Allahun Fuqiplotë që haxhin dhe gjitha ibadetet t’ua ketë pranuar.


