
3 korrik 2024, grupi i dytë i haxhinjve arriti në aeroportin e Shkupit, ku u mirëpritën nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu dhe Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili. Ata u dëshiruan mirëseardhje në vendlindje me lutje që haxhi i tyre të jetë i pranuar.
Haxhinjtë shëndosh e mirë arritën tek familjet e tyre, të cilët përplot me emocione kishin dalur për t’i pritur.
Lusim Allahun Fuqiplotë që haxhin dhe gjitha ibadetet t’ua ketë pranuar.


