
Me datë 24 korrik 2024, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili i shoqëruar nga sekretari i Myftinisë mr. Nexhmi ef. Ferati, në sallen e mbledhjeve mirëpriten nxënëset e institutit të hifzit për vajza “Bezisten” të udhëhequra nga përgjegjëset hfz. Kadrije Sulejman dhe hfz. Hysnije Kurtullush.
Në fillim, të gjithë nxënëset u prezantuan dhe e njoftuan Myftiun se ku kanë arritur me hifzin e Kur’anit.
Me ç’rast, Myftiu i njoftoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e Myftinisë së Shkupit në mbarëvatjen e mësimbesimit në mektebe e në veçanti në memorizimin – hifdhin e Kuranit Famëlartë.
