
Me 27 korrik 2024, u realizua ceremonia e duasë së hatmes në mektebin e xhamisë “Bedër” – Butel, nga mualimja Munevere Selimi.
Mualimja në fjalë në emër të prindërve u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe përfaqësueseve të Myftinisë së Shkupit.
Mubera Jashari Asani në fjalën e rastit në emër të Myftiut foli mbi rëndësinë mësimit të Kuranit Famëlartë dhe bazave kryesore të besimit islam si dhe përgëzoi nxënëset për arritjen e tyre në këtë shkallë. Pas programit të begatë që u realizua, bëri edhe shpërndarjen e certifikatave për nxënësit ndërsa mualimes Munevere Selimi iu dhurua mirënjohje në shenjë respekti dhe falenderimi për kontributin e dhënë.
Duanë e hatmes e bëri Munevere Selimi.
Lusim Allahun Fuqiplotë që mualimen ta shpërblejë për kontributin e dhënë ndërsa nxënëseve Allahu të ju japë shëndet dhe tua plotësojë gjitha dëshirat e hajrit.
