Tuesday, November 17

Myftinia e Shkupit filloi ciklin e ligjëratave fetare nga xhamia e fshatit Inxhikovë

Myftinia e BFI – Shkup, sonte, më 6 nëntor 2025, pas namazit të jacisë, filloi ciklin e ligjëratave fetare në xhamitë e Shkupit, duke e nisur nga xhamia e fshatit Inxhikovë.

Hatibi i xhamisë h. Bajram ef. Salihi, shprehu kënaqësinë që pikërisht kjo xhami u përzgjodh për fillimin e këtij cikli të ligjëratave. Ndërkohë, referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, prezantoi ligjëruesin e sontëm h. Besim ef. Memedi, imam dhe hatib në mesxhidin e Lisiçes.

Hoxha Besim ef. Memedi, para hoxhallarëve dhe xhematit të pranishëm, ligjëroi mbi temën: “Nevoja e besimtarit për Allahun.”