Vazhdojnë vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit në xhamitë e rajonit të Karadakut
Sot, më 23 tetor 2026, vazhduan vizitat e referentëve të Myftinisë së Shkupit nëpër xhamitë e rajoneve përkatëse, si pjesë e planit operativ të punës.
Referenti i rajonit të Karadakut, h. Fejsall ef. Kadriu, vizitoi:
Xhaminë "Bardhi" - Bllacë
Xhaminë e fshatit Grushinë
Xhaminë "Miraxh" - Haraçinë
Xhaminë e vjetër në fshatin Bllacë, ku udhëhoqi namazin e xhumasë dhe mbajti hutben.
Qëllimi i këtyre vizitave është zhvillimi i takimeve të drejtpërdrejta me nëpunësit fetar dhe këshillet e xhamive me synim vlerësimin e gjendjes aktuale dhe forcimin e bashkëpunimit në nivel institucional.










