Tuesday, November 17

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në Takimin e Dijetarëve të Ballkanit të mbajtur në Edirne

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 1 nëntor 2025, ishte pjesë e delegacionit të BFI-së, i udhëhequr nga sekretari gjeneral i BFI-së h. Irsal ef. Jakupi, në cilësinë e përfaqësuesit të Reisul Ulemasë, h. hfz. Shaqir ef. Fetai, si dhe myftiu i Tetovës dr. Selver ef. Xhemaili; myftiu i Gostivarit h. Sabahudin ef. Zendeli; myftiu i Manastirit h. Amit ef. Rasimi; myftiu i Resnjës h. Xhunejt ef. Jashari; dekani i FSHI-së prof. dr. Abdulxhemil ef. Nesimi; dhe drejtori i Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami.

Delegacioni nga BFI-ja ishte pjesë e organizimit madhështor ku u realizua aktiviteti “Takimi i Dijetarëve të Ballkanit”, mbajtur në Edirne të Turkiyes, organizuar nga Fondacioni i Dijetarëve Islam, nën udhëheqjen e kryetarit, prof. dr. Nasrullah Hacimuftoğlu.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë shumë personalitete të dijes dhe fesë nga Ballkani dhe bota islame, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, prof. dr. Ali Karadagi.

Ky takim paraqet një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit fetar, arsimor dhe kulturor ndërmjet institucioneve islame të Ballkanit.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ta bëjë të dobishëm këtë takim shpirtëror!