Tuesday, November 17

Ngjarje

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në përurimin e Xhamisë “Haxhi Qazim” pas rinovimit
Aktivitete, Ngjarje

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili në përurimin e Xhamisë “Haxhi Qazim” pas rinovimit

Sot, më datë 31 korrik 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, nën shoqërimin e sekretarit të Myftinisë, mr. Nexhmi ef. Ferati, referentëve të Myftinisë, h. Berat ef. Sadiki dhe z. Jusuf Abdullai, morën pjesë në hapjen solemne të Xhamisë “Haxhi Qazim” – Shkup, pas rinovimit të saj të tërësishëm, ku mirëpriten ga hatibi i xhamisë, hfz. Amet ef. Arsllani, imami i xhamisë, h. Beqir ef. Alievski, këshilli i xhamisë dhe xhematlinjtë e kësaj ane. Imami i xhamisë, h. Beqir ef. Alievski, u dëshiroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe paraqiti ecurinë e punëve për rinovimin e xhamisë, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti. Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për hoxhallarët dhe këshillin e xhamisë, Myftiu u dorëzoi mirënjohje për kontributin ...
Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Garave Ndërkombëtare të Kuranit në Shkup
Aktivitete, Ngjarje

Myftiu dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Garave Ndërkombëtare të Kuranit në Shkup

Shkupi, gjatë këtyre pesë ditëve, u zbukurua me zërat e lexuesve dhe hafizëve të Kuranit Famëlartë. Më 29 korrik 2026, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referenti i Myftinisë h. Ali ef. Ziberi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Garave Ndërkombëtare të Kuranit, të organizuara nga Ministria për Çështje Islame, Thirrje dhe Udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së. Myftinia e BFI – Shkup, në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, uron pjesëmarrësit për guximin dhe të gjithë fituesit e këtyre garave, e veçanërisht hafizen Hava Azemi nga Shkupi, e cila arriti të fitojë vendin e tretë në kategorinë e bukurkëndimit (tilavet) të Kuranit Famëlartë.
Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në hapjen solemne të Garave Kuranore Ndërkombëtare në Shkup
Aktivitete, Ngjarje

Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili mori pjesë në hapjen solemne të Garave Kuranore Ndërkombëtare në Shkup

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, nën udhëheqjen e Reisul Ulemasë h. hfz. Shaqir ef. Fetait, ishte pjesë e hapjes solemne të Garave Kuranore Ndërkombëtare në Shkup, të organizuara nga Ministria për Çështje Islame, Thirrje dhe Udhëzim e Mbretërisë së Arabisë Saudite, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së. Në këtë ngjarje të rëndësishme për BFI-në, morën pjesë myftinjtë e BFI-së, shumë hafizë nga vende të ndryshme, të cilët do të garojnë në kategori të ndryshme të garave, si dhe mysafirë nga vendi dhe jashtë vendit tonë. Urojmë mbarësi dhe shumë suksese për të gjithë garuesit!
Promovohen dy hafizet më të reja të Shkupit në Xhaminë “Muslihuddin Abdulgani” – Duqanxhik
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

Promovohen dy hafizet më të reja të Shkupit në Xhaminë “Muslihuddin Abdulgani” – Duqanxhik

Më datë 4 maj 2026, në xhaminë "Muslihuddin Abdulgani" - Duqamxhik, të udhëhequr nga Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, bashkëveprimtarët e tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, atasheun për çështje fetare pranë Ambasadës së Turkiyes z. Mustafa Bodur, përgjegjësin e institutit të hifzit "Hafiz Ismail Efendiu" hfz. Xhemail ef. Nuhiju, profesorëve të FSHI - së, profesorëve të Medresesë Isa Beu dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë promovuan dy hafizet më të reja të Shkupit hfz. Jumna Xhemil Xhemaili dhe hfz. Husna Xhemail Xhemaili, përndryshe mbesa të profesorit h. Usame ef. Xhemaili, të cilat mësimet i ndjekën te muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi. Në emër të familjes për një fjalë mirëseardhëse iu drejtua h. Usame ef. ...
Myftinia e Shkupit ndan certifikata për 17 pjesëmarrësit e trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”
Aktivitete, Arsimi, Ngjarje

Myftinia e Shkupit ndan certifikata për 17 pjesëmarrësit e trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”

Myftinia e BFI - Shkup, sot, më 28 prill 2026, në krye me Myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, organizoi një ceremoni modeste të shpërndarjes së certifikatave për 17 kandidatët e certifikuar për përfundimin me sukses të trajnimit “Kurani dhe mekamet e leximit”, i cili filloi më 1 dhjetor 2025 dhe përfundoi më 11 shkurt 2026. Në këtë ceremoni, përskaj Myftiut dr. Qenan ef. Ismaili dhe personelit të Myftinisë, të pranishëm ishin edhe trajnuesit e mekameve: atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqkiyes, z. Mustafa Bodur dhe hfz. Fatih Derdiyok, si dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim. Në fjalën e tij, trajnuesi i trajnimit z. Mustafa Bodur, foli për rrjedhën e trajnimit, falënderoi Myftininë për bashkëpunimin korrekt dhe pjesëmarrësit që iu përgjigjën thirrjes për të përsos...
Myftinia e Shkupit organizon iftar të përbashkët me shoqatat e personave me nevoja të veçanta
Aktivitete, Ngjarje

Myftinia e Shkupit organizon iftar të përbashkët me shoqatat e personave me nevoja të veçanta

Tryeza e Myftinisë, në krye me myftiun dr. Qenan ef. Ismaili, u begatua me njerëzit më të veçantë të shoqërisë sonë; një sofër e përbashkët me anëtarët e shoqatave të personave me nevoja të veçanta “Mirësia”, “Sos Vita” dhe “Inkludiversa”. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, në fjalën e tij, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit që pranuan ftesën për të qenë së bashku në iftarin më të veçantë të Myftinisë. Shprehim mirënjohje për kryetarët dhe stafet udhëheqëse për bashkëpunimin e sinqertë, si dhe për të gjithë miqtë tanë që pranuan ftesën dhe e begatuan sofrën tonë të iftarit. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bashkojë gjithmonë në vepra të mira, t’i shpërblejë me të mirat e Tij të gjithë ata që kontribuojnë në rrugën e bamirësisë dhe të na pranojë iftarin, agjërimin dhe çdo ...
Myftiu mirëpriti  Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Vizita

Myftiu mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë në Xhaminë e Mustafa Pashës

Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, sot më 26 shkurt 2026, mirëpriti me shumë kënaqësi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij në Xhaminë e Mustafa Pashës. Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti Begaj shoqërohej nga Kryetari i Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti, si dhe nga zv. kryeministri z. Arben Fetai. Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, shfrytëzoi këtë moment të veçantë për t’i dhuruar Presidentit Begaj një fotografi simbolike të Myftinisë së Shkupit. Faleminderit, President, për vizitën!
Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg
Aktivitete, Arsimi, Ceremoni hatme, Ngjarje

Ceremonia e duasë së hatmes për 44 nxënësit e Mektebit të Xhamisë Me Dy Minare – Vizbeg

Sot, më datë 9 janar 2026, Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, i shoqëruar nga referentët hfz. Irfan ef. Sulejmani, h. Fejsall ef. Kadriu dhe z. Arment Halimi ndanë së bashku gëzimin e 44 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të Xhamisë Me Dy Minare" - Vizbeg, nën udhëheqjen e mualimit h. Ibraim ef. Ibraimi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Ibraim ef. Ibraimi këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, hfz. Irfan ef. Sulejm...
Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë
Aktivitete, Lajme, Ngjarje, Uncategorized @sq

Diplomuan 23 nxënës të mektebit të Xhamisë “Karshiaka” në Batincë

Sot, më datë 19 dhjetor 2025, referentët e Myftinisë së BFI - Shkup h. Fejsall ef. Kadriu dhe hfz. Irfan ef. Sulejmani, ndanë së bashku gëzimin e 23 nxënësve me rastin e përfundimit të kursit të mësimbesimit, të ndjekur pranë mektebit të xhamisë "Karshiaka" - Batincë, nën udhëheqjen e mualimit h. Rasim ef. Ademi. Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, përfaqësuesit e Myftinisë u mirëpritën nga hatibi i xhamisë, h. Rasim ef. Ademi, këshilli i xhamisë si dhe një numër i madh xhematlinjsh të kësaj ane. Nxënësit shpalosën njohuritë e tyre në bazat e mësimbesimit islam, sipas planprogramit të Myftinisë, dhe u pajisën me certifikata, ndërsa mualimi u nderua me mirënjohje. Duanë e rastit e bëri referenti Myftinisë, h. Fejsall ef. Kadriu. Ndërsa, referenti i Myftinisë hfz. Irfan ef. ...
Ceremonia e duasë së Hifzit të hafizit të ri Afan Nuhiju
Aktivitete, Lajme, Ngjarje

Ceremonia e duasë së Hifzit të hafizit të ri Afan Nuhiju

Në xhaminë e Mustafa Pashës, sot më datë 14 nëntor 2025, nën udhëheqjen e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetait dhe bashkëveprimtarëve të tij, në prezencë të Myftiut të Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, drejtorit të Medresesë “Isa Beu” dr. Islam ef. Islami, kryetarit të Kuvendit të BFI-së h. Nesip ef. Demiri, si dhe para shumë hoxhallarëve, hafizlerëve, mysafirëve e xhematlinjëve të shumtë, u promovua hafizi Afan Nuhiju, nxënës i Institutit të Hifzit për djem pranë Myftinisë “Hafiz Ismail Efendiu”, i cili mësimet e hifzit i ndoqi te muhafizi hfz. Xhemail ef. Nuhiju, përgjegjës i Institutit. Përndryshe, hafiz Afani është edhe djali i hfz. Sabaatin ef. Nuhiju. Hatibi i xhamisë, h. Abdusamed ef. Zekiri, iu dëshiroi mirëseardhje në ceremoninë e hifzit, ndërsa në emër të familjes foli muhaf...